29,03,2024

Mashtrohen konsumatorët me peshën e sheqerit “Beta”

Must Read

sheqeri_5845

Në pakot e produktit të sheqerit me peshë 5 kg të kompanisë “Beta” del të ketë 400 gram më pak të asaj sasie për të cilën shkruhet në ambalazh.

Kjo është vërtetua nga disa konsumator dhe nga inspektorati i tregut të Ministrisë së Tregtisë, këtë produkt e kanë hequr nga tregu në disa raste dhe e kanë gjobitur kompaninë “Beta”.

Kryeinspektori i Inspektoratit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë , Lulëzim Syla, për KosovaPress deklaroi se kanë marrë masa që ta heqin nga tregu këtë produkt, në veçanti nga “Viva Fresh” po ashtu edhe një market në Komoran.

“Kam urdhëruar që ta tërheqin nga tregu, p.sh. tek Viva Fresh, po ashtu edhe në një market të madh në Komoran”, tha kryeinspektori Syla.

Menaxherja e kompanisë “Beta”, Mirsena Fetahoviq për KosovaPress ka demantuar të kenë manipuluar me peshën e pakos së sheqerit, duke thënë se kjo nuk është e vërtet.

Kryetari i Shoqatës së “Kosumatori”, Selatin Kaqaniku, tha për KosovaPress se ky fenomen për mashtrim me sasinë e produkteve po ndodhë shpesh herë nëpër tregje dhe markete të vendit tonë. Ai theksoi se manipulimi me sasinë e sheqerit të paketuar nga kompania “Beta” nuk duhet të ndodhë, sepse po pësojnë konsumatorët. Kaqaniku tha se organet përgjegjëse duhet të ndërmarrin masa sa më shpejt që ta heqin këtë produkt të sheqerit prej tregut dhe të gjitha manipulimet tjetra të mundshme më produktet tjera.

“Sasia e pakos së sheqerit 5 kg e mbushur nga kompania “Beta” pa dyshim se mund të jetë 4.600 gram, sepse ka raste të tilla në tregun dhe marketet tona në Kosovë. Këto kompani ose kompania “Beta”, duhet gjobitur për këtë mashtrim të konsumatorëve, sepse kjo është e ndaluar edhe me ligj të konsumatorëve”, tha Kaçaniku.

Ai nuk ka përjashtuar edhe kompani të tjera të vendit që manipulojnë me sasinë dhe cilësinë e produkteve.

Ankesa të shumta nga konsumatorët për sasinë e sheqerit kanë shkuar edhe në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, për të cilat, zyrtarë të kësaj Agjencie thonë se të gjitha ankesat i kanë përcjellë në MTI, mbase është edhe mandat i kësaj Ministria që të intervenoi në këto raste.

Edhe KosovaPress, ka hasur në pako të sheqerit me sasi të mangët në marketin “Albi”, por menaxheri i këtij marketi edhe pse është kontaktuar nuk ka dashur të flas./KosovaPress/

– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/mashtrohen-konsumatoret-me-peshen-e-sheqerit-beta-70191/#sthash.SwQGYCmX.dpuf

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img