25,04,2024

Masat e reja: Bartja e maskës bëhet obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm

Must Read

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë.

Në vendimin e ri të marrë nga qeveria, bartja e maskave do jetë obligative edhe kur jeni duke ecur vetëm, për dallim prej vendimit të kaluar ku ka qenë e lejuar të ecnit vetëm edhe pa maskë.

Ndryshe, bartja e maskave është e obligueshme përveç në këto raste: gjatë ngasjes së automjetit vetëm, apo kur në automjet janë prezentë ekskluzivisht anëtaret e ngushtë të familjes, gjatë vrapit, çiklimit dhe ushtrimeve fizike, gjatë ngrënies apo pijes.

Po ashtu, qeveria ka ndaluar hyrjen në ambientet e mbyllura pa vendosjen e maskës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img