03,05,2024

Si humbi pasuria deputetit të VV-së me këngë tallava për një vit? I deklaron 3 milionë e 395 mijë euro më pak

Must Read

Valon Ramadani është deputet i Vetëvendosjes që ka marrë besimin e partisë për të kandiduar për kryetar të Komunës së Ferizajit. Por, çka ndodhi me pasurinë e tij që u shkri për 3 milionë e 395 mijë euro?

Deputet Ramadanit gjatë ditës së sotme i doli një këngë e para 13 viteve kur i këndonte në versionin tallava “Allahut” për festën e Bajramit.

Sidoqoftë, ajo që bën bujë të madhe është deklarata e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit [AKK], në të cilën për vite me radhë kishte deklaruar pasuri milionëshe.

Në vitin 2020, në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, ai kishte deklaruar pasuri të paluajtshme në vlerë prej 3 milionë e 480 mijë e 265 eurove, përcjell Periskopi.

Por, në vitin 2021, në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme, Valoni ka deklaruar pasuri në vlerë prej vetëm 85 mijë eurove.

Kjo nënkupton, se pasuria e tij marramendëse u shkri për 3 milionë e 395 mijë euro.

Pasuria e tij e luajtshme ndërkohë nuk ka ndryshuar, duke pasur të njëjtat vetura me të njëjtat çmime. /Periskopi


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img