26,04,2024

Masat e reja anti-COVID-19, merret vendimi edhe për teatrot dhe sportin

Must Read

Në kuadër të masave të reja anti-COVID-19 të marra sot me vendim të Qeverisë, është vendosur edhe për teatrot, bibliotekat dhe garat sportive.

Sipas vendimit të Qeverisë, bibliotekat, muzetë, kinematë, teatrot, koncertet e filharmonisë, operës, baletit, orkestrat, ansamblet, qendrat rinore, qendrat e kulturës, lejohet të punojnë duke shfrytëzuar 50% të kapacitetit të hapësirës, me kusht që publiku të jenë të ulur në karrigë, si dhe obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1 metër.

Ndërsa tek sporti, lejohet organizimi i garave sportive dhe stërvitjeve, sipas protokollit dhe rekomandimeve nga organizatat botërore për organizimin e ngjarjeve sportive dhe me masat e mbrojtëse të Qeverisë.

Numri i pjesëmarrësve në garë përcaktohet nga federatat sportive, duke repsketuar masën e distancës dhe masat tjera mbrojtëse.

Ndërsa sa i përket shikuesve, vendimi i Qeverisë thotë se në hapësirat e mbyllura lejohet prania e shikuesve deri në 10% të kapacitetit të objektit, duke respektuar distancën. Kurse në hapësirat e jashtme lejohet prania e shikuesve deri në 30% të kapacitetit, duke respektuar distancën 1.5 metra dhe masat e tjera mbrotjëse.

Për t`u futur shikuesit në aktivitetet sportive duhet të kenë dëshminë e vaksinimit ose të testit antigjen, jo më të vjetër se 48 orë.

Gjithashtu, sipas vendimit të Qeverisë, është lejuar edhe shfrytëzimi i fitneseve, palestrave, por që stafi dhe klientët duhet të kenë dëshminë e vaksinës apo të testit.

Shfrytëzimi i fitneseve dhe palestrave bëhet në proporcion 1 klient në 10m2.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img