23,04,2024

Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen “Bungu” për punën praktike të studentëve

Must Read

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Fërizaj (USHAF), ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Ndërmarrjen për përpunimin e drurit “Bungu” në Gjilan, e cila është e specializuar në fushën e Arkitekturës së Enterierit, Dizajnit të Mobileve dhe Teknologjisë së Drurit.

Marrëveshja ka për qëllim që t’iu mundësojë studentëve të USHAF kryerjen e mësimit praktik, pra ka të bëjë me lidhshmërinë e mësimnxënies teorike me punën praktike, për arritje më të mëdha të studentëve në profesionin e tyre të së ardhmes, në të mirë të zhvillimit ekonomik.

Me këtë rast, rektori i USHAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari falënderoi Ndërmarrjen “Bungu” për gatishmërinë që të hapë dyert për studentët dhe të ndihmojë në përgatitjen e tyre, pasi që kjo ndërmarrje ofron shërbime të përafërta me programet që ekzistojnë në Universitet.

Rektori Bajraktari shprehu vendosmërinë e USHAF që të krijojë rrjet të gjerë të bashkëpunimit me bizneset, në mënyrë që nga ky partneritet përfitimi të jetë i dyanshëm.

“Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj tashmë ka një bashkëpunim të gjerë me biznese vendore dhe është i interesuar që këtë bashkëpunim ta zgjerojë edhe më tutje, sepse në këtë mënyrë do të përfitojnë studentët tanë dhe Universiteti në përgjithësi, por edhe bizneset do të mund të përdorin kapacitetet tona akademike për zgjidhjen e vështirësive në kompanitë e tyre”, tha ai.

Ndërsa, përfaqësuesi i Ndërmarrjes “Bungu”, z. Bujar Hasani u shpreh i kënaqur që do të kenë mundësi të jenë partnerë të USHAF dhe të japin kontributin e tyre në përgatitjen e studentëve përmes punës praktike.

15195928_1107556289360453_1972886133057666783_o-119440578 15128817_1107556429360439_5917889871902072503_o-119440572 15129478_1107556409360441_6500167419588805328_o-119440574

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img