20,04,2024

MAPL bllokon punën e komisionit për ndarjen e banesave solidare në Ferizaj

Must Read

Ferizaj, 13 shtator.2016.Anulimi i një vendimi të Kuvendit të Ferizajt nga ana e Ministrisë së Administrimit të Pushteti Lokal ka bllokuar përkohësisht punën e komisionit komunal për dhënien në shfrytëzim të banesave solidare.

Ndonëse Kuvendi kohë më parë kishte marrë një vendim për kompensimin material të anëtarëve të këtij komisioni, kjo ministri ka konstatuar se ky vendim bie ndesh me ligjin për menaxhimin e financave publike, i cili në një nen të tij e ndalon kompensimin material të shërbyesve civil.

Kryetari i këtij komisioni Imri Hashani, ka thënë me këtë rast se anulimi i këtij vendim të kuvendit nga ana e Ministrisë ka sjellur deri te bllokimi i përkohshëm i punës së komisionit ngase në kuadër të tij janë tre anëtarë që janë shërbyes civil .

“ Komisioni për ndarjen e banesave ka filluar punën në fillim të muajit shkurt dhe ka bërë një punë shumë të madhe, një punë me përgjegjësi dhe duk u bazuar në udhëzimet administrative. Pothuajse kemi qenë në përmbyllje të punës që kemi bërë  gjatë kësaj kohe gjashtë mujore. Në një nga seancat e rregullta Kuvendi Komunal kishte marrë një vendim për kompensimin  e komisionit për ndarjen e banesave, vendim të cilin pas një kohe MAPL  e ka kthyer si vendim  jo të ligjshëm. Në këtë vendim thuhet se nuk mundë të kompensohen  në komisione ata  anëtar që janë shërbyes civil . Në këtë komision  kemi tre anëtar që janë shërbyes civil të  cilët nuk do të kompensohen. Me marrjen e këtij vendimi këta tre anëtar tani më nuk   vinë në komision pasi më parë u është thënë se do të paguhen. Po të mos ishte kjo,  me punën që ishte duke bërë, ky komision  në fund të muajit gusht   është dashur të përfundonte këtë. Por tani ka më shumë se tre javë që puna e komisionit është ndalur dhe jemi duke u konsultuar se si të vazhdojmë më tutje që kjo punë të rrumbullakohet”  tha Imri  Hashani,kryetar i komisionit për ndarjen e banesave solidare në Ferizaj

Për këtë problem ka folur edhe kryesuesi i Kuvendit të Ferizajt, Faruk Guri.

Ai ka thënë se Kuvendi ka reviduar këtë vendim duke respektuar nenin 80 të Ligjit për Financat Publike.

Guri tha  se anëtaret e këtij komisioni duhet të kompensohen me ditë të lira për punën që bëjnë e jo edhe me mjete materiale.

Duke u nisur nga kjo, drejtues të këtij komision thonë se kryetari duhet të veproi në këtë drejtim ngase puna e komisionit është në fazën e fundit.

Faruk Guri

Në anën tjetër kryesuesi i Kuvendit të Komunës Faruk Guri, ripërsërit se e vetmja mundësi është kompensimi me ditë të lira të anëtarëve që janë shërbyes civil Komisioni Komunal për dhënien në shfrytëzim të banesave solidare ka filluar punën qe disa muaj.

Ky proces është dashur që të përfundoi në fund të muajit të kaluar.Ky problem i dalur së fundi si duket ka bllokuar përkohësisht punën e këtij komisioni, transmeton TV Liria

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img