20,04,2024

Manushaqe Nura e FSK-së fituese në një garë në Kroaci

Must Read

Sot në Kroaci është mbajtur  ceremonia zyrtare për shpalljen e ushtarit më të mirë për vitin 2016. Gara është zhvilluar dy ditë në poligonin ushtarak “Gjakovo”, në Grubisnjo-Polje të Kroacisë.

Në këtë garë, në konkurrencën e femrave, Toger Manushaqe Nura zuri vendin e parë dhe është nderuar me medalje.

Gara për përzgjedhjen e ushtarit më të mirë, që mbahet çdo vit në Kroaci, është njëra ndër garat ushtarake më të forta në botë.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media të Forcës së Sigurisë së Kosovës në këtë garë ushtarake kanë marrë pjesë përfaqësuesit e 15 shteteve të NATO-s, si dhe shumë përfaqësues të shteteve partnere të Kroacisë.

Pos Nurës, Kosovën në Kroaci e kanë përfaqësuar edhe Tetarët Binak Podrimçaku dhe Feti Pronaj.

Atje kanë marrë pjesë 145 ushtarë, të cilët kanë marshuar 40 kilometra me 17.6 kilogram ngarkesë në shpinë, si dhe i kanë kaluar-ekzekutuar 13 detyra ushtarake, bën të ditur Forca e Sigurisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img