19,07,2025

Kuçi zëvendëskryeministër, Hoxhaj e Koci ministra

Must Read

Kryesia e Partisë Demokratike e Kosovës tashmë ka vendosur për emrat që do t’ia propozojë koalicionit për zëvendësimin dhe mbushjen e boshllëkut në kabinetin qeveritar.

Koha.net mëson se ata kanë vendosur që Hajredin Kuçi të kalojë në postin e zëvendëskryeministrit, e në vend të tij në postin e ministrit të Drejtësisë do të vijë Gani Koci.

Ndërsa, Enver Hoxhaj, që edhe më herët e ka mbajtur postin e ministrit të Punëve të Jashtme, do të rikthehet në atë vend, transmeton Koha.net.

Këto rokada kanë ndodhur pasi ish-ministri i Punëve të Jashtme e zëvendëskryeministri i vendit, Hashim Thaçi ka kaluar në postin e Presidentit të Kosovës, duke lënë vendin e zbrazët sikur në Qeveri ashtu edhe në partinë e tij ku në të fundit është zëvendësuar nga Kadri Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img