29,03,2024

Maliqi: Jahjaga e përmirësoi imazhin e Kosovës në botë

Must Read

Shkëlzen_Maliqi

Njohësi i rrethanave politike, Shkëlzen Maliqi, e ka vlerësuar me notë pozitive punën e presidentes Atifete Jahjaga gjatë këtyre pesë vjetëve.

Maliqi ka thënë se gjatë mandatit të saj në krye të shtetit, Atifete Jahjaga ka demonstruar se Kosova ka gra dhe burra që mund t’i kryejnë dinjitetshëm punët shtetërore dhe me përgjegjësi të madhe.

Sipas Maliqit, shembulli i Jahjagës jep shpresë për paraqitjen e një brezi të ri politikanësh.

“Me kalimin e kohës ajo ka mësuar shumë, e ka përmirësuar dukshëm performancën dhe ka ndikuar mjaft në përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë, duke i baraspeshuar dëmet e shkaktuara nga elita përçarëse dhe grabitqare, e që unë i shoh si forca bashkëvepruese edhe pushtetin edhe opozitën”, ka thënë Maliqi për “Epokën e re”

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img