27,07,2024

Senatorët amerikanë me projektligj kundër lehtësimeve për Iranin

Must Read

epa-2-780x439

Dy senatorë republikanë, që e kanë kundërshtuar marrëveshjen bërthamore me Iranin, kanë paraqitur një legjislacion që do ta parandalonte Shtëpinë e Bardhë nga lehtësimi i rregullave amerikane për Iranin.

Marco Rubio dhe Mark Kirk kanë prezantuar një projektligj që do ta ndalonte presidentin nga lëshimi i një licence për bankat, për të vepruar në një sistem financiar amerikan jashtë vendit, me qëllim të realizimit të transaksioneve me Iranin.

Projektligji gjithashtu do t’ia ndalonte Thesarit amerikan ofrimin e dollarit amerikan për operacione të tilla jashtë vendit dhe do të vendoste sanksioneve dytësore për institucionet financiare që marrin pjesë në operacione të tilla me Iranin, transmeton Evropa e Lirë.

Zyrtarët e administratës kanë refuzuar se po e konsiderojnë mundësinë e lejimit të qasjes në dollarë për Iranin, apo lejimin e një sistemin financiar amerikan për lehtësimin e sanksioneve ndaj Iranit.

Por, ata kanë lënë të hapur mundësinë e lehtësimit të disa rregullave rreth përdorimit indirekt të dollarit për transaksionet me Iranin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img