25,04,2024

LVV në Ferizaj : KOMUNIKATË SQARUESE

Must Read

Standardizimi i logjikës së PDK-së sipas ligjit “Forca bënë Fuqinë” në mungesë të shqyrtimit logjik të deklaratës dhe fakteve që ofruam rreth sistemit të arsimit në komunën e Ferizajt, jemi të detyruar të lëshojmë edhe këtë sqarim.

Ne si LVV, qendra në Ferizaj, nuk ju akuzuam asnjëherë që nuk keni punuar, por për mënyrën se si keni punuar dhe qëllimet djallëzore të punës suaj. Ne ju ofruam fakte, ndërsa ju demagogji, kinse qenkan dëshmi për punën e juaj e pikërisht për këtë “punë” ju akuzoheni nga populli dhe ndërkombëtarët e sigurisht edhe nga ne si LVV; për nepotizëm, korrupsion, keqmenagjim të parasë publike, me të cilat ju dhe u pasuruat dhe u rehatuat. Dëshmia më e mirë e kësaj që ne vazhdimisht e themi është “SERIALI PRONTO”.
Kundër reagimet destruktive po i drejtoni në adresë të gabuar, sepse janë raportet dhe statistikat ndërkombëtare ato që kanë ardhur në ketë konstatim, dhe të cilat mohojnë të gjitha ato argumentet demagogjike të punës së “mbarë” që paraqisni ju dhe konfirmojnë faktet dhe shqetesimet tona.
Nëse ju si PDK, dega në Ferizaj, jeni në gjendje të spjegoni pse emrat e atyre që po i mbroni qëndrojn në krye të çdo shërbimi të huaj të intelegjences (Amerikane, Gjermane, Italiane, Angleze etj) si më të mëdhejt e piramidës së korrupsionit dhe veprimtarive të tjera kriminale. Ose na sqaroni pse në të gjitha raportet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me vlersimin e korrupsionit, ne si Kosovë qëndrojmë në fund të listës? Pse qëndrojnë emrat tuaj në krye të çdo liste si njerëz të krimit? Përse jemi në fund sipas PISA, kur aq shumë “punuat”? Ju keni
thënë kemi Universitetet më të mira në rajon! Pse vallë morët puntorë të kualifikuar nga Rumania?.
Të hapesh një Universitet, është po aq e lehtë, sikur ta sjellesh një foshnjë në jetë, por t’a rritësh dhe edukosh kërkon përkushtim dhe sakrificë.
Apologjia, që iu bë z.Reçices, dëshmon logjikën e mbrapshtë dhe inkriminuese që ka kjo qendër, kur siç u cek edhe më lartë, ai apostrofohet si një njeri i implikuar në korrupsion, nepotizëm etj,. Vetë apologjia ndaj tij, përbënë një shkelje dhe fyerje të çdo qytetari të Ferizajt.
Kurse, në domenin ekonomik kam një pyetje? përse Kosova dhe Ferizaj, nuk janë vende të përshtatshme për investim nga kompanite e huaja? Pse ikën investitorët nga Ferizaj? Nese ju jeni në gjendje t’i manipuloni raportet vendore(rasti më i fresket Astriti), nuk keni si t’i manipuloni ato ndërkobëtare. Këtu qëndron dallimi mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Kam frikë që logjika juaj është ngatërruar, duke pjellë lloj-lloj marrëzirash me të cilat mundoheni t’a njëllosni LVV-në, qendra në Ferizaj.
Ne nuk kemi qeverisur gjatë këtyre viteve, ne nuk kemi kontribuar në kultivimin e këtyre dukurive, ne kemi qenë zëri i vërtetë i qytetarëve, ne kemi qenë opozitarizmi i vërtetë, ku ju në dellin e pushtetit keni harruar çdo hall dhe problem të qytetarit, duke parë atë me indiferecë. Miopi e vërtetë janë konsekuencat negative që PDK shkaktoi, jo vetëm në nivelin qëndror por edhe në atë lokal, e në veçanti z. Elmi Reçica dhe të nënshtruarit ndaj tij, pra klientela e tij, duke ia humbë kredibilitetin e isntitucioneve arsimore në Ferizaj. Implikimi i zotrisë së lartëpërmendur në listat e lartëpërmendura, shpërbën çdo kredibilitet moral dhe intelektual të secilit profesor i cili është punësuar aty duke shfrytëzuar nepotizmin e tij.
Është qesharake, madje infantiliteti më i madh, që deklaratat e qendrës së LVV-së në Ferizaj, të konsiderohen si tendencioze, destruktive dhe me frymë jo institucionale, duke pasur parasysh që LVV, është një Lëvizje emancipuese, e jo nënshtruese. Ne kemi idealin, ndërsa ju interesin, ne kemi si trashigimi frymën e Ukshin Hotit, ndërsa ju keni trashigiminë e krimit, korrupisionit, nepotizmit, klientelizmit dhe faqen e zezë.
PDK- dega në Ferizaj, është një qendër fantazmagorike, e cila në përpjekje dëshpëruse për të thënë dicka, mbledh koncepte të cilat formalisht mund të duken të bukura, kurse përmbajtesisht janë bosh, pa pikë kuptimi, duke dashur të duken për nga përmbajtja tejet filozofikë, ato treguan vetëm injorancë dhe sharllatanizëm nga një shkrim idioteskt që nuk vlen as të lexohet. Kjo rrëshqitjë në këtë nivel aq të ulët, e dëshmon fakti se ajo vije si konsekuencë e humbjes reflektive ndaj realitetit, me të cilin përballen vetëm kur ka zgjedhje. Kësaj partie, e konkretisht deges së PDK-së në Ferizaj, i ka humbur tashmë kredibiliteti moral dhe intelektual, sepse secili individ cilësohet si instrument, dhe logjika instrumentale është e aplikushme në secilën sferë, qoftë institucionele qoftë jetësore. Për atë populli i Kosovës, qytetari i Ferizajt, shihen si instrumente për realizimin e qëllimëve meskine të kësaj partie.
Logjika e viktimizimit që ju përdorni, është për keqardhje. Dëshmia më e madhe e dështimit jeni ju, që kontaminuat çdo vlerë të shoqërisë shqiptare, andaj mos i infektoni te rinjët me antivlerë. Dhe për fund; duke u bazuar në këto fakte dhe dëshmi, ne si LVV nuk mund t’i marrim fare në konsideratë keshillat tuaja, sepse kjo do të thotë, t’i themi po korrupsionit, po kapjes së shtetit, po nepotizmit, po Dr.Sc si Ramizi, po ikjes masive të të rinjëve, haraq ndaj invesitorëve lokal dhe të huaj, po gjykatës speciale, po ndarjes së Kosoves, po demerkacionit jo të drejt, po vrasjeses së Astritit, po prontos etj.
LVV, jemi të vendosur që këtë mentalitet që ju e mbollët për këto gjashtëmbëdhjetë vite t’a ç’rrënjosim. Po, edhe sikur populli të ju falë ju, me kusht që t’a lini të qetë dhe të vetvendosë, ju prap nuk do të pranonit, sepse kjo është mbjellë në ADN-në tuaj, dhe ndryshimi tek ju mund të bëhet vetëm nëse korigjohet ADN-ja juaj. Gjithashtu e gjithë ajo që është thënë rreth shkeljeve në arsimin qëndron, në secilin nivel, nëse keni fakte urdheroni! Ngase nuk kemi kohë të merremi me lugjet e verdha.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img