06,12,2024

Efekti i futjes së 400 terroristëve në Kosovë

Must Read

Luftërat të cilat kanë nisur, janë zhvilluar dhe janë duke u zhvilluar edhe aktualisht në Irak dhe Siri nga organizata të ndryshme terroriste, gjegjësisht nga shteti i ashtuquajtur ‘’Shteti Islamik’’, ka rrezik të përshkallëzon aktet e dhunës terroriste në shumë vende të botës. Edhe pse dekadën e fundit akte terroriste kanë ndodhur gjithandej, epiqendra  ka qenë në Irak dhe Siri, ndërsa pas sulmeve të epiqendrës së terrorizmit (Irak,Siri),  realiteti gjeografik i sulmeve terroriste mund të ndryshoj.  Ta sulmosh kosheren e bletëve do të thotë të shpërndash bletët gjithandej. Sulmet e koncentruara ndaj caqeve të ISIS-it nga forcat ushtarake të SHBA-së, Rusisë dhe shteteve të tjera që janë në aleancë me SHBA-në dhe ndjekja penale nga shtetet e tjera po që se kapen pjesëtarët që kanë qenë pjesë e organizatave terroriste që kanë luftuar në Siri dhe Irak, i vendos pjesëtarët e grupeve terroriste me një pikë ku ata nuk kanë asnjë alternativ tjetër pos luftës deri në vdekje.

Kjo situatë e krijuar dhe me gjasë do të theksohet akoma më shumë, do të ndikoj edhe në qasjen ndaj terrorizmit. Një qasje tjetër në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit tanimë është domosdoshmëri. Lufta kundër terrorizmit nuk mund të vazhdohet me të njëjtat metoda sikur në të kaluarën, sepse derisa i tërë potenciali i organeve të sigurisë së shteteve ka qenë i fokusuar në masat e përgjimit e përcjelljes etj, për ta kuptuar se kush janë rekrutuesit e të rinjve, kush janë të rinjtë të cilët kanë shfaqur dëshirat e tyre për t’iu bashkangjitur luftërave në Irak e Siri, se si të parandalohen nga shkuarja në Irak e Siri, etj. tani fokusi i masave duhet të orientohet në të kundërtën, pra se si të parandalohen e mos të futen nga Iraku e Siria në shtetet ku nuk janë vatra të luftërave (Kosovë, Shqipëri, Turqi, në shtetet evropiane, SHBA, etj). Futja e terroristëve bie fjala në Kosovë dhe shtete të tjera, nënkupton rrezik nga përshkallëzimi i sulmeve terroriste në këto vende. Gjithashtu një rrezik tjetër mund të jetë edhe aktivizimi dhe bashkëngjitja e atyre që me mendje dhe zemër janë pro organizatave terroriste (fatmirësisht numri i tyre është i vogël në Kosovë), andaj përpos se duhet të shtohet vigjilenca dhe kujdesi ndaj pjesëtarëve të grupeve terroriste që mundët të futen në Kosovë, duhet që të shtohet kujdesi dhe vigjilenca edhe ndaj të gjithë atyre që dyshohet se kanë simpati ndaj grupeve të tilla, sepse afërsia ndërmjet atyre që mund të futen në Kosovë nga Iraku e Siria dhe këtyre që veç janë brenda dhe janë përkrahës të pjesëtareve të grupeve terroriste, mund të shkaktojë rritjen e numrit të terroristëve e për rrjedhojë edhe akteve terroriste. Prandaj, shtetet detyrimisht duhet t’i përshtatin veprimet dhe masat në luftën kundër terrorizmit. Masat dhe metodat në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit, tani më shumë se kurrë duhet të konsistojnë në analiza të situatave, në bashkëpunim të ngushtë ndërinstitucional (Polici, AKI, etj), bashkëpunime dhe konsultime me njohës të fenomenit terrorizëm dhe gjithashtu operacionet në parandalimin terrorizmit duhet të udhëhiqen nga profesionist, sepse vetëm kjo qasje dhe veprime të tilla, mund të garantojnë një kontroll të kënaqshëm të këtij fenomeni famëkeq.

Shkruar nga Shkelzen Marevci

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img