04,05,2024

LVV: Komuna largoi 130 punëtorë shëndetësor nga puna pa paralajmërim, komuna këtë e quan fushat elektorale

Must Read

Lëvizja Vetëvendosje ka akuzuar komunën e Ferizajt për largim nga puna të 130 punëtorëve shëndetësor, të cilët ishin punësuar nëpërmjet marrëveshjes që komuna kishte nënshkruar me Caritas Kosovën, e cila ishte e vlefshme deri në muajin prill të këtij viti.

Sipas Shyqeri Hysenit nga nënkomiteti për shëndetësi i Lëvizjes Vetëvendosje, punëtorët u larguan nga puna pa asnjë paralajmërim duke iu mbetur borxh tri paga.

Hyseni u bëri thirrje punëtorëve shëndetësor që të ngrisin zërin ndaj padrejtësive që po u bëhen.

Ndër të tjera, Lëvizja Vetëvendosje në Ferizaj tha se muajin e fundit në QKMF pushteti lokal punësoi familjarë, militantë e klientelistë, pa konkurs dhe pa kurrfarë kriteri, ku sipas zyrtarëve të këtij subjekti, për një vend pune janë angazhuar 5-6 persona.

 

Në anë tjetër Komuna e Ferizajt këtë lajm e ka quajtur gënjeshtër dhe të pavërtetë.
Lajmi për largim të punëtorëve shëndetësor vetëm një gënjeshtër e radhës së Lëvizjes Vetëvendosje
Komuna e Ferizajt demanton lajmin e përhapur sot se janë larguar nga puna 130 punëtorë shëndetësor të cilët janë angazhuar përmes bashkëpunim me organizatën humanitare Caritas Kosova dhe komunën e Ferizajt.
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në komunën e Ferizajt Burim Karameta garanton të gjithë punëtorët e angazhuar në shëndetësinë e Ferizajt se nuk do të ketë asnjë lëvizje të tillë.
Ai bën të ditur se marrëveshja katërpalëshe mes dy ministrive dhe komunës e Caritas Kosovës tashmë është nënshkruar që siguron vazhdimin e projektit dhe sot do të vijë në Ferizaj.
Plasimin e kësaj gënjeshtre drejtoria e Shëndetësisë e quan akt të ulët dhe të pamatur në këtë kohë zgjedhjesh ku lehtë luhet me ndjenjat e njerëzve. Prandaj të deklarat e ka quajtur fton qytetarët dhe këta punëtore të besojnë fuqishëm në punën e komunës dhe të mos merren me gënjeshtra partiake., thuhet në reagimin e Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img