05,05,2024

Në Ferizaj u mbajt testi  i arritshmërisë për klasat e nënta

Must Read

 

Ferizaj .026.05.2017.  Për nxënësit e klasave të nënta sot edhe në Ferizaj është mbajtur  testi i arritshmërisë.

Këtij test i janë nënshtruar 2102 nxënës të klasave të nënta nga të gjitha shkollat fillore të Ferizajt.

Sipas zyrtares për arsim për shkolla të mesme në Ferizaj,Sadije Hajdini deri më tani gjithçka ka shkuar në rregull dhe sipas planit të paraparë për mbajtjen e testit.

“Testi ka filluar  ashtu siç është paraparë,pra ora 10:00  në katër qendra të testimit në Ferizaj. Deri më tani kur  kanë mbetur edhe gjysmë orë deri në përfundimin e testit nuk është raportuar asnjë problem. “ ka thënë Sadije Hajdini .

Edhe kryesuesit  e qendrës  së testimit nr 2 Enver Grainca  dhe Sherif Dobra  të cilët  kanë përcjellë  rrjedhën e procesit të testimit nuk kanë evidentuar ndonjë parregullsi.

“Gjat procesit  të testimit  ka ndodhur një rast të sulmit epileptik i cili për momentin ka qenë shqetësues për nxënësit por më dhënien e ndihmës së parë nga qendra e emergjencës gjithçka është kthyer në normalitet. Në test  gjatë procesit janë vërejtur edhe disa gabime teknike në test të cilët do ti përcjellin Ministrisë” ka thënë Enver Grainca.

Rezultatet e testit të arritshmërisë do të publikohen më 8 qershor.

Për rezultatet e testit pritet që nxënësit të lajmërohen me kohë e të cilat do tu dërgohen drejtorive të shkollave nga janë nxënësit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img