26,04,2024

Londër – Nju-Jork me makinë, ideja e çmendur e rusëve

Must Read

Autostrada-Londer-Nju-Jork-620x347

Si do të reagonit sikur dikush t’ju thoshte se mund të udhëtoni nga Londra në Nju-Jork me makinë?

Edhe pse duket si fantashkencë, kjo është ideja e shprehur nga kreu i Hekurudhave të Rusisë, njëherësh mik i ngushtë i presidentit Putin, Vladimir Iakunin.

Plani i tij për të kapërcyer pengesën natyrore të oqeanit Atlantik është e thjeshtë: të shikohet nga lindja.

Ideja është që pasi të përshkojë një pjesë të mirë të Evropës e mandej Siberinë, autostrada të futet në Alaskë përmes ngushticës së Beringut.

Plani i prezantuar në Akademinë Ruse të Shkencave përfshin ndërtimin e një autostrade, hekurudhe dhe gazsjellësi paralel me linjën hekurudhore ekzistuese Trans-Siberiane.

“Ky është një plan transkombëtar dhe ndërkulturor”, tha Iakunin në ceremoninë e prezantimit, sipas gazetës “Times of Siberia”. “Projekti do të krijonte një ‘zonë pasurie’ globale dhe do të bazohej në fjalën më të fundit të teknologjisë”.

Autostrada e re do të përshkonte territorin rus dhe do të lidhej me rrugët ekzistuese në Evropën Perëndimore dhe Azi.

Distanca nga kufiri perëndimor i Rusisë në atë lindor është rreth 10 mijë kilometra.

Pikëpyetja më e madhe që ngrihet është se si do ta kalojnë shoferët ngushticën e Beringut nga Azia në Alaskë. Me anije? Me tunel? Me urë? Plani nuk jep përgjigje specifike për këtë, por zgjidhja me siguri do të marrë shumë kohë për t’u gjendur pasi distanca më e shkurtër e ngushticës është 88 kilometra dhe në shumicën e kohës plot ajsbergë.

Duke llogaritur edhe distancën nga Alaska në Shtetet e Bashkuara përmes Kanadasë, udhëtimi nga Londra në Nju-Jork do të shkonte në 20777 kilometra.

Sa për koston, ajo përllogaritet në disa trilionë dollarë.

Ju Rekomandojmë
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img