29,03,2024

Lista Serbe mendon t’i ngrijë marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës

Must Read
maric

Mariq po ashtu ka thënë se është i befasuar nga “heshtja e habitshme e Brukselit” pas ligjit të ri për Trepçën, votuar në Parlamentin e Kosovës.

Mariq deklaroi për RTS  se e gjithë procedura e miratimit të projektligjit “është është bërë në kundërshtim me të gjitha procedurat e mundshme dhe legjislacionit në Kosovë, dhe po ashtu janë shkelur detyrime që rrjedhin nga Rezoluta 1244”.

“Thelbi i problemit është se rezoluta 1244 e OKB-së parasheh vetëm menaxhimin e ndërmarrjeve shoqërore, pasuritë, dhe jo tjetërsimin e tyre. Ky është për ne thelbi i problemi”, deklaroi Mariq.

“Sot do të mbajë dy takime me deputetët tanë dhe ministrat ku do të flasim për këto çështje”.

“Është koha për t’i dhënë një përgjigje adekuate kësaj situate”, pohoi Mariq, duke shtuar se normalisht për hapet e mëtejshëm do të konsultohet me Qeverinë e Serbisë, njofton Klan Kosova.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img