19,04,2024

Limaj: Ja çfarë duhet të bëjë Lëvizja Vetëvendosje!

Must Read

fatmir-limaj1

Lëvizja Vetëvendosjes është partia më e madhe në bllokun opozitar dhe si e tillë i takon asaj të jetim më fleksibile ka thënë kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj në një intervistë për Radio Europa e Lirë.

Vetëvendosja është një parti më e madhe. Ka një program shumë më ndryshe se ne dhe natyrisht që partisë më të madhe i takon që të jetë më fleksibile, sa më përbashkuese, ndërsa Nisma dhe Aleanca edhe ashtu nuk kanë shumë dallime, përveç faktit që të dy partitë politike kanë një profil tjetër nga Vetëvendosja”, ka thënë Limaj.

“Përkundër dallimeve, kemi vazhduar dhe qëndruar bashkë në kundërshtimin e atyre dy marrëveshjeve dhe jam i bindur se kështu do të qëndrojmë në kundërshtimin e tyre”.

“Ajo çka unë mund të them është se vendi ka nevojë për një rirreshtim politik. Vendi ka nevojë për një alternativë të fuqishme dhe besoj se shumë shpejt do të ketë një alternative të fuqishme përballë këtij regjimi”.

Limaj tha se dallimi më i madh brenda Opozitës është tek formimi i një liste të përbashkët.

“Këtu ndoshta kanë qenë fërkimet e para, ose mospajtimet e para mes Vetëvendosjes dhe Aleancës, ndërsa për programe besoj se edhe aty do të kishte [dallime], por nuk jemi futur në detaje”, tha Limaj.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në Radio Europa e Lirë. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img