16,04,2024

Letër diasporës, ju duam edhe kur vozitni 20 km në orë!

Must Read

Është  ofrua koha kur ju të cilët gati një vit e pritni me gëzim këtë kohë, të çmalleni me më të dashurit tuaj,me pjesën tjetër të familjes, me shokët që kaluat fëmijërinë,me farefisin e gjerë apo edhe me shokët që tani më i keni  bërë gjatë qëndrimit tuaj në Kosovë.

Por edhe këtu në Kosovë po bëhen përgatitje që ju ti kaloni ato pak ditë pushimi sa më mirë, të kënaqeni  dhe të ktheheni  me kujtime të mira që do të mbajnë  dhe forcojnë  lidhjet me trungun familjar, me pjesën nga i keni rrënjët.

Por këtë shkrim nuk e fillova që të tregoj se kush kënd e donë më shumë. E fillova  me qëllim tu  bëje një lutje të gjithë  motrave , vëllezërve, dajallarëve, nipave  dhe mbesave.

Zakonisht në kohë të pushimeve qyteti mbushet me makina te reja, të markave më të njohura, më fuqi  të mëdha dhe të shpejta.

Jeni pjesë e familjeve tona, jeni gjysma jonë që jetoni jashtë Kosovës. Duam që të vini , të pushoni, ti realizoni të gjitha ato plane që keni bërë gati që nga pushimi i kaluar dhe të ktheheni me kujtime të mira.

Duam që edhe kur t’u përcjellim  edhe nëse ka lot të jenë lot mallëngjimi dhe dashurie  e jo lot trishtimi. Nuk duam që tu përcjellim me lot trishtimi se dikush pësoi në trafik, në aksident…..

E dimë që keni ndarë mjete të fituara me djersë për ti  bërë ato makina. Por dua që ato makina të mos jenë  shkaktar  i  trishtimit familjarë, shkaktarë që çdo herë kur të vije koha e pushimit në vend të lotëve të gëzimit të  ketë lot mallëngjimi  dhe përkujtimi.

Ju jeni  pjesë e jona dhe ju duam edhe kur me makinat e juaja vozitni 20 Km në orë. Bile atëherë do të ju  duam më shumë, sepse nuk do të na “rrotullohet “ zemra kur dilni në muzikë, në restorant apo ndonjë klub nate  për të rinj..

Askush nuk do ta dëshironte një lajm si viteve të kaluara kur e tërë  familja pëson në aksident duke u kthyer në vendlindje.

Pse të ngutemi?

Kemi pritur një vit të takohemi, asgjë s’është edhe një ditë më shumë. Më mirë ngadalë dhe një ditë më vonë se sa mos të takohemi kurrë më.

Do të filloi që nga të rinjtë të cilët ende nuk janë vozitës.

Detyroni prindërit që vozitin që mos të tejkalojnë shpejtësinë, detyroni të pushojnë  gjatë rrugës dhe tu sjellin në Kosovë sigurt. Kërkoni nga ta mos t’ua prishin ëndrrat.

Po  edhe ju që tani më keni arritur moshën  dhe keni edhe makinat e juaja. Ju që shumica edhe keni  lindur jashtë Kosovës por dashuria për të u ka bërë që edhe  pse në shkolla mësuat gjuhën e vendeve ku jetoni të mësoni edhe gjuhën tonë e bile edhe ta shkruani sikur të kishit ndjekur shkollat shqipe në Kosovë.  Nuk u humbë vlera aspak nëse vozitni ngadalë. Nuk humb askush asgjë sepse nuk po ngutemi për askund, jemi në pushime. Asnjë takim nuk është më i vlefshëm se jeta juaj. Ju duam edhe kur vozitni 20 km në orë.

Ju që  latë vendlindjen  dhe i’a mësytë kurbetit për një jetë më të mirë. Ju që punuat edhe atëherë kur punëdhënësit e juaj pushonin vetëm për të marrë para pak më shumë që tu ndihmonit të afërmve tuaj këtu në Kosovë. Ju që sa herë vini në dasma  s’mund ta fshihni nostalgjinë dhe mallin për vendlindjen. Ju duhet të jeni ata  që të kujdeseni që  edhe kur të vije koha të ktheheni  të keni kujtime të mira me familjet e juaja. E dimë që kur të niseni po të kishit mundësi brenda orës do të dëshironit të mbërrini në Kosovë. Por, a ja vlen të rrezikoni familjen për një ditë  apo gjysmë  dite nëse arrini më herët?

Lus të gjithë, që këto pushime, të jenë pushime me më të dashurit, çmallje dhe dashuri mes veti  dhe ndarje me kujtime për kohën e kaluar së bashku e assesi kujtime të trishtueshme.

Edhe njëherë dua ta them  ”Ju duam edhe atëherë kur vozitni 20 km në orë, sepse atëherë u shohim edhe më mirë”

P.S.  (Nuk desha ta shkruaj emrin, sepse kur shkrova këta rreshta mendova në familjen time jashtë që shpresoj të vijnë shëndosh e mirë, e   secili nga ju mund të jetë Ai) 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një muaj paraburgim ndaj V.A., i dyshuar për vrasjen e ish-gruas në Ferizaj

Ferizaj, 13 prill 2024 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti i Krimeve të Rënda  ka aprovuar kërkesën e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img