26,04,2024

Legjenda e futbollit anglez Brian Deane, në mbështetje të Agim Aliut

Must Read

Legjenda e futbollit, z. Brian Deane, me anë të një video mesazhi ka përshëndetur dhe i ka uruar suksese në garën për të parin e Ferizajt, z. Agim Aliut.

Brian Deane është legjendë e futbollit anglez dhe më gjërë, njëherit është investitor i fuqishëm në infrastrukturë dhe promoter i sportit gjithandej Europës.

Z. Deane edhe më heret gjatë muajit qershor ishte në Ferizaj ku u takua me mikun e tij, z. Agim Aliu, takim ky në të cilin z. Deane e shfrytëzoi për tu informuar më shumë në lidhje me ecuritë sportive dhe investimet në infrastrukturën sportive në Kosovë, e në veçanti në Ferizaj.

Gjithashtu z. Deane, u zotua se me ardhjen e z. Aliut në pushtet, ai dhe kompania e tij do të angazhohen për promovimin e sportit ferizajas si dhe për infrastrukturën sportive në Ferizaj.

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img