26,04,2024

LDK, dega në Ferizaj: Marrëveshja e e komunës me “Caritasin” e paligjshme

Must Read

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës Ferizaj, përmes një konference me gazetarë ka reaguar sot edhe njëherë për zhvillimet që ndodhën në dy seancat e fundit të Kuvendit Komunal. Gëzim Kokollari nga kjo parti, ka paralajmërur se për legjitimitetin e mbajtjes së mbledhjes së dytë të Kuvendit do të kërkojnë përgjigje tek organet qëndrore. Me këtë rast, Kokollari ka përmendur disa nga arsyet pse marrëveshja mes komunës me ”Caritasin” nuk ka bazë ligjore.

“Rregullorja 04/2017 është rregullore që është  nxjerr në fund të vitit 2017, ndërsa kontrata paraprake ka qenë në vitin 2016 dhe vitet e mëhershme, kështu që nëse kryetari Aliu do ta kishte kaq seriozisht çështjen e punësimit të qytetarëve të këtushëm do ta vazhdonte një kontratë të tillë, por tani më pasi që ekziston kjo rregullore në nenin katër të saj thotë se parimet e përgjithshme të financimit të projekteve të OJQ-ve, në pikën 1.1 është konkurrueshmëria, që do të thotë se për çdo shumë që komuna subvencionon organizata duhet të bëj thirrje publike për të mos iu mohuar e drejta askujt“, tha Kokollari.

Gjatë kësaj konference, dega e LDK-së tregoi se bashkë me Vetëvendosjen e këtushme do të thërrasin një senacë të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Ferizajt për projektin “Bashkimi i Qytetit”.

“Ne mendojmë që ky projekt nuk ka kaluar asnjëherë përmes Kuvendit Komunal si organi më i lartë dhe është një kontratë që mendojmë se nuk ka bazë ligjore. Në këtë kontekst në si opozitë pasi që nuk mund të kemi veprime ekzekutive mund ta sqarojmë qytetarin e Ferizajt, të kërkojmë sqarime shtesë se në çfarë baze ligjore është bërë kjo kontratë, prandaj këtu ka shumë hapësirë për dyshime dhe shumë pakënaqësi nga qytetarët, ndërsa në çdo seancë dhe çdo vendim që merr ky pushtet po shihet që kjo qeverisje është e shfrenuar pas shpenzimeve të tekeve të tyre në projekte jo të menduara dhe të studiuara mirë”, tha Kokollari.

Për këto akuza të LDK-së nuk deshi të prononcohet askush nga zyrtarët e qeverisë lokale të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img