27,04,2024

Ferizaj: Funksionalizohet Komiteti i Auditimit

Must Read

Me qëllim të rritjes së kontrollit në shpenzimin e parasë publike, adresimit më efikas të rekomandimeve të auditorëve dhe në përmbushje të premtimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu të dhënë gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, sot është mbajtur mbledhja e parë konstituive e Komitetit të Auditimit, mekanizëm ky kontrolli, mbikëqyrës i shpenzimit të parasë publike dhe disiplinës financiare në shpërndarjen e buxhetit.

Ky mekanizëm i rëndësishëm i nivelit lokal do të shërbej për të zvogëluar hendekun e ndërlidhjes mes rekomandimeve të auditorëve dhe trajtimit të tyre, e që përbëhet nga profesionistë të kësaj lëmie, të cilët ofrojnë ekspertizën e tyre në dobi të politikave efikase të menaxhimit dhe kontrollit të parasë publike.

Komiteti i Auditimit përbëhet nga:

1. Medain Hashani – Kryetar;
2. Shkurte Aziri – Anëtare;
3. Elvis Gashi – Anëtar;
4. Nesret Ademi – Anëtar;
5. Orges Osmani – Anëtar.

Detyrat e kësaj trupe janë: promovimi i objektivave të auditimit të brendshëm, ofrimi i këshillave në të gjitha fushat dhe përgjegjësitë ne menaxhimin e buxhetit, rishikimi i strategjive dhe planeve të auditimit të brendshëm, rishikimi i raporteve përmbledhëse të auditimit të brendshëm si dhe përcjellja e të gjeturave dhe rekomandimeve të auditorit të brendshëm dhe të jashtëm.

Shumë shpejt, kjo trupë e themeluar me vendim të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu do të operacionalizoj veprimet, duke hartuar një plan veprimi si dhe monitorimi të vazhdueshëm të organeve dhe sektorëve komunal në shpenzimin e parasë publike dhe harmonizimin e tyre përkitazi me adresimin nga ana e auditorit të brendshëm dhe atij të përgjithshëm.

Mungesa e funksionimit të kësaj trupe në të kaluarën ka bërë që të shtohen vërejtjet e auditorëve ndaj Komunës së Ferizajt, paçka ka munguar trajtimi efikas i rekomandimeve të tyre dhe evoluimi i sistemit të kontrollit financiar në nivel lokal.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img