20,04,2024

Lajm i mirë për sportin ferizajas, volejbollistët e Lubotenit  të gatshëm  për Challenge Cup

Must Read

Volejbollistët e Lubotenit tashmë kanë kryer të gjitha formalitet e nevojshme për pjesëmarrje në  garat  Kupa e sfidës (Challenge Cup)

Përfaqësues të klubit KV “Luboteni” kanë bërë të ditur se  sot ka qenë  dita e fundit për përmbushjen e dokumentacionit dhe kushteve për pjesëmarrje në këto gara e të cilat  ky klub i ka kryer  të gjitha.

Tani mbetet vetëm të përgatiten për garat në të cilat për herë të parë merr pjesë   një klub nga Ferizaj.

Këtë vit  Federatës së Kosovës,i është lejuar pjesëmarrja e dy ekipeve në të dyja konkurrencat në garat e CEV-it 2017, dhe atë:

1.Liga e Kampionëve (Champion League)
2.Kupa e sfidës  (Challenge Cup)

-Fituesit e Kampionatit  (vetëm Kampionët) kanë të drejtë pjesëmarrjeje në Ligen e Kampionëve(Champions League)

Pasi që këtë vit në Kampionatin tonë fituesit e Kupës së Kosovës janë po ata fitues të Kampionatit, atëherë i jepet e drejta ekipit të dytë të kualifikuar në Kampionatin e Kosovës  (finalistit të Play-off it),në këtë rast KV “Luboteni”, që të marrë pjesë në Kupën e Sfidës (Challenge Cup).

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img