12,07,2025

Lajm i keq për Xherdan Shaqirin

Must Read

shaqiri1

Xherdan Shaqiri nuk do të luajë ndaj Manchester Cityt.

Skuadra e Stoke Cityt do të jetë pa mesfushorin Xherdan Shaqiri për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, kanë raportuar mediat angleze.

Shaqiri nuk do të luajë në ndeshjen që Stoke e luan të shtunën në udhëtim për shkak të lëndimit të gjurit që e pësoi të hënën ndaj Tottenhamit.

Trajneri i Stoke Cityt, Mark Hughes, ka konfirmuar mungesën e Shaqirit, duke shtuar se shpreson që ta ketë reprezentuesin e Zvicrës për ndeshjet e tjera të mbetura deri në fund të këtij edicioni.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund, Stoke zë vendin e nëntë në tabelë me 47 pikë të mbledhura.

“Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Cityn. Ai ka pësuar një lëndim të lehtë të gjurit dhe po shpresoj ta kemi në stërvitje prej javës së ardhshme”, ka thënë Hughes. “Besoj se ky lëndim nuk është serioz dhe se Shaqiri do të kthehet pa përfunduar ky edicion”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Ferizaj, 11.07.2025Sot, më datë 11.07.2025, rreth orës 16:00, policia ka pranuar një informatë se në Terminalin Doganor, në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img