26,04,2024

Lajm i keq për përdoruesit e Viber, ja çfarë ka ndodhur

Must Read

Masat e autoriteteve ruse për bllokimin e aplikacioneve të caktuara për shkëmbim të mesazheve kanë dëmtuar përdoruesit e Viber.

Si pasojë e këtyre masave nga autoritetet ruse, përdoruesit rusë të shërbimeve online të ndryshme, janë duke u përballur me vështirësi në qasje në këto shërbime.

Njoftimi nga Viber i postuar në faqen e saj në Facebook:

Për shkak të vendimit të fundit të autoriteteve ruse për bllokim të aplikacioneve specifike për shkëmbim të teksteve, disa operatorë të telekomit janë duke bllokuar qasjen në disa servere për ofrim të internetit.

Si pasojë e këtyre masave, përdoruesit rusë të shërbimeve të ndryshme online, duke përfshirë Viberin, janë duke u përballur me vështirësi në qasje në këto shërbime.

Jemi thellësisht të shqetësuar që shërbimi ynë është bërë viktimë kolaterale e situatës që i afekton përdoruesit tanë që përdorin Viberin për t’u lidhur me miqtë dhe familjen në baza ditore.

Ekspertët tanë janë duke bërë çdo përpjekje për të kthyer qasjen e plotë për të gjithë përdoruesi e Viberit sa më shpejtë që është e mundur.

E vlerësojmë durimin tuaj dhe do t’iu mbajmë të informuar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img