Tech

Lajm i keq për përdoruesit e Bitcoin në Kosovë, ATK ka këtë plan!


Publikuar më:


Përdorimi i monedhave virtuale në botë, ka bërë që të zgjoi interesim të madh edhe tek kosovarët.
Kohëve të fundit janë disa qytetarë të cilët po përdorin forma të ndryshme të biznesit me një veprimtari që konsiderohet ilegale nga Administrata Tatimore e Kosovës.

Pra, bëhet fjalë për monedhat e kriptovalutës ( njohur për opionionin më shumë si Bitcoin).

Në një përgjigje për Indeksonline, Zëdhënsja e ATK-së, Valentina Bytyqi Sefa ka treguar se të gjitha kompanitë apo bizneset që kryejnë veprimtari ekonomike në Kosovë janë të obliguara që të deklarojnë dhe njëkohësisht të paguajnë tatimet.

Sipas saj, të njëjtit këtë duhet ta bëjnë duke u bazuar gjithnjë në Legjislacionin Tatimor.

“ATK i ka njoftuar me kohët gjithë personat që krijojnë të ardhura nga ky sektor, se janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë Tatimin në të Ardhura, si dhe të gjitha ata persona dhe kompani të cilët kanë investuar në këtë sektor duhet të deklarojnë dhe paguajnë të ardhurat e tyre kapitale”, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Tutje, ajo ka shtuar se ky institucion financiar ka zhvilluar shumë aktivitete për sektorin e kriptovalutave. Sipas saj, ATK është duke i grumbulluar të dhënat, në mënyrë që më pas të shihet se sa janë duke ju përgjigjur këta persona obligimeve tatimore.

“Legjislacioni Tatimore parasheh që të gjitha personat apo kompanitë të cilat krijojnë të ardhura duhet të tatimohen, për pjesën tjetër-nëse janë legale apo jo janë institucionet tjera që e trajtojnë këtë pjesë”, ka përfunduar ajo.

Ndryshe, kohën e fundit sipas raportimeve ndërkombëtare çmimi i një njësie të monedhës virtuale, Bitcoin është rritur në 14 mijë dollar amerikanë.

To Top