26,04,2024

Labi kërcënon Qeverinë: Nëse nuk ka një Ministër apo Ambasador nga Ferizaj, skam arsye të jem pjesë e juaja

Must Read

Deputeti i Kuvendit nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, përmes Facebook-ut, ka kërkuar që Kosova ta ketë një ministër ose ambasador ferizajas.

Këngëtari i ‘konvertuar’ në politikan, ka thënë se Ferizaji ka qenë dhe është kontribuuesi më i madh në Kosovë, dhe që sipas tij asnjëherë kjo komunë nuk ka pasur ministër apo ambasador në institucionet e vendit. Madje, ai thotë se për një gjë të tillë ka një marrëveshje, por që nuk tregon se me kë ka lidhur marrëveshje, shkruan Insajderi.

“Uroj që nuk ju kam zhgënjyer asnjëherë, megjithëse në politikë, nuk kishte burrni, por do mundohem të jem i njejti njerit. Dua të ju drejtohem qytetarëve të Ferizajt, vendit tim të lindjes, të cilët më dhanë kurajon dhe vullnetin qe të vazhdoj në këtë rrugë të rëndë,  por në interes të tyre dhe të Kosovës. Dua të ju njoftoj vllezër e motra, se unë kam një marrëveshje që Ferizaj, t’a ketë ose një ministër ose një ambasador, përshkak se është kontribuesi me i madh në shtetin tonë, dhe asnjeherë nuk pati një ministër apo ambasador. Definitivisht i lënë anash. Unë nga kjo kërkesë nuk do heqi dorë”, ka thënë Tahiri në Facebook.
Deputeti Tahiri ka shtuar se është lodhur nga premtimet për këtë gjë, dhe ka kërcënuar se nëse nuk e mbajnë atë, nuk ka asnjë arsye që të vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.
“Ju them sinqerisht se jam lodhur nga premtimet, por të mijat i mbaj. Në një menyrë apo tjetër do të shpërblehet ky qytet, në të kundërten, nuk kam më pse të vazhdoj…. të qëndroj kështu siq e kisha burrninē time me akterët politik të kësaj Qeverie. Me respekt, Labinot Tahiri”, përfundon shkrimi i Labinot Tahirit.

Ai kohë më parë kishte thënë se nuk e përjashton mundësinë që të kalojë në Lëvizjen Vetëvendosje. Madje, për një gjë të tillë, Tahiri kishte thënë se ka biseduar me disa nga deputetët e partisë së Albin Kurtit.

Labinot Tahiri, kishte qenë njëri ndër zërat më të fuqishëm për formimin e qeverisë Haradinaj, dhe bërjen e këtij të fundit kryeministër.

Mirëpo, kohëve të fundit, ai ka deklaruar se është ndjerë i neglizhuar nga akterët pozitarë, e në veçanti nga kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Labinot Tahiri, së bashku me Islam Pacollin, janë dy deputetët e vetëm të Aleancës Kosova e Re.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img