26,04,2024

Ky mjet ju pajis me sinjal celular sado larg që të shkoni

Must Read

Kamping në pyll? Ngjitje në mal? Shanset janë që ju të mos keni sinjal celular, dhe kjo mund të jetë kritike në qoftë se ndodheni në vështirësi. Një pajisje e quajtur GoTenna është ndërtuar pikërisht për këtë dhe mund të lëshojë valë radio të gjata për t’ju ndihmuar të keni akses në celularin tuaj, edhe në zona të veçuara.

Produkti i lançuar në Kickstarter është një version më i vogël i GoTenna origjinal, i cili ju lejon të merrni mesazhe dhe njoftime në celularin tuaj përmes një aplikacioni, si dhe të dalloni pozicionin tuaj në një hartë offline.

Të dyja pajisjet mund të lidhen në smartfonë Anroid dhe iOS me anë të Bluetooth Low Energy dhe komunikojnë me njëra tjetrën me radio frekuenca.

GoTenna Mesh kërkon për frekuenca në spektrin ultrahigh (UHF), ndërsa GoTenna origjinale në spektrin e frekuencave shumë të vogla.

2-27

Çfarë e bën unike pajisjen është metoda që ajo përdor për të komunikuar edhe nëpërmjet pengesave dhe në largësi shumë të mëdha. Mesh lidhet automatikisht me pajisjen më të afërt GoTenna, dërgon aty mesazhin, pastaj e përcjell atë në të njëjtën mënyrë derisa arrin destinacionin e duhur. Personi që përdoret në këtë rast si ndërmjetës për transmetimin nuk mund ta lexojë mesazhin dhe madje nuk do ta dallojë nëse GoTenna e tij është përdorur.

Pra sa më i madh të jetë rrjeti i njerëzve që përdorin GoTenna aq më i lehtë bëhet edhe transmetimin i mesazheve.

Teknologjia shitet në Kickstarter për 179 dollarë.

3-11-1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img