29,03,2024

KV Luboteni mund kampionin e Shqipërisë, KV Erzeni

Must Read

Në një ndeshje miqësore volejbollistët e KV Luboteni, kampion aktual i Kosovës, kanë mundur kampionin e Shqipërisë në volejboll, KV Erzeni.
Në kuadër të përgatitjeve për garat ndërkombëtare të Ligës së Sfiduesve të Kupave të Evropës, Challenge Cup” volejbollistët ferizajas kanë zhvilluar një takim me kampionin aktual në Shqipëri, KV Erzeni, ku fituan me rezultat 3:2 në seta.
“Kv Luboteni fiton miqësoren ndaj Kv Erzeni me rezultat të ngushtë 3: 2 në sete. Çunat e Lubotenit filluan keq setin e pare duke bërë shumë gabime, por më pas fituan setin e dytë dhe më pas edhe krejt lojën pas një ringritje në lojë dhe në organizim. Ishte kjo një fitore e vlefshme për klubin tonë e cila na shërben për përgatitjen sa më të mirë për lojën ndërkombëtare në kuadër të Ligës së Sfiduesve të Kupave të Evropës ,”Challenge Cup ” ku klubi jonë do të ndeshet me klubin me renome ndërkombëtare “Ziraat Bankasi” nga Turqia” ka thënë Gazmend Hoxha, kryetar i klubit “Luboteni”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img