Ferizaj

Bashkim Fazliu: Kundër politizimit të varrezave të dëshmorëve


Publikuar më:


Pas organizimit të Forumit të Gruas Demokratike në Ferizaj  për shënimin e demonstrative të  ‘81-shit dhe mbjelljes së pishave  tek varrezat e Dëshmorëve, ka reaguar Bashkim Fazliu-Migjeni, i cili këtë e ka quajtur si politizim të varrezave të dëshmorëve.

Reagimin e Plote të Fazliut dërguar medieve mundë ta lexoni në vazhdim:

 

REAGIM: KUNDËR POLITIZIMIT TË VARREZAVE TË DËSHMORËVE

Shpreh indinjatën time të thellë me keqpërdorimin që sot u është bërë Varrezave të Dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj, duke e shëndrruar për herë të parë që nga pas lufta në një takim politik të një strukture të caktuar, konkretisht të PDK-së. Përkundër qëllimit të mirë që mund të kenë pasë individë të caktuar, megjithatë një paraqitje e tillë promovuese të një subjekti politik brenda Varrezave të Dëshmorëve, është fyerje për vetë dëshmorët. Mos të harrojmë se asnjë nga Dëshmorët e Kombit, e asnjë as nga veteranët e luftës, nuk kemi luftuar për një parti politike, por kemi luftuar për tërë popullin tonë.

Varrezat e Dëshmorëve përherë duhet të jenë vendi ku do të ulen heshtat e dallimet politike dhe do të unifikohet populli ynë. Tendenca për përvetësimin e skajshëm të këtij vendi të shenjtë, është fyerje për gjithë luftën dhe përpjekjet e popullit tonë brez pas brezi për Liri dhe Pavarësi Kombëtare!

Kur të shkoni tek varrezat duhet të pyesni përherë veten: çka jam duke ba unë për ta ba Shqipninë? A jam duke punuar për ta jetësuar Amanetin për të cilin ranë këta bashkëluftëtarë? A jam duke e shkatërruar këtë vend e këtë popull apo jam duke e ndihmuar të ecën para përkrah vendeve të përparueme? Thellë thellë në vetëdijen e tyre, shumë nga ata që ishin sot e shumë edhe të tjerë e dijnë se ata nuk e meritojnë të shkelin mbi atë tokë, ku prehen bijtë e këtij dheu.

Ashtu sikur kam kërkuar vazhdimisht, jam kundërshtar i palëkundur i çfarëdo përdorimi politik të Dëshmorëve të Lirisë nga kushdoqoftë!

Leni të qetë Dëshmorët e punoni që të keni fytyrë të shkoni t’i vizitoni!

Me përulje para Dëshmorëve,
Bashkim Fazliu Migjeni, veteran
2 prill 2016

Comments
To Top