25,04,2024

“Kufiri i Mitrovicës shkaktar i mos hapjes së Urës në Ibër” (Video)

Must Read

Vija kufitare në mes të dy anëve të Mitrovicës, konkretisht Suhodolli theksohet si shkaktar i mos hapjes së urës mbi lumin Ibër, për hapjen e të cilës ishte caktuar muaji qershor.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së dhe njëherësh ndërmjetësuesi i kësaj marrëveshje, Samuel Zhbogar në Rubikon të KTV-së ka thënë se të gjitha procedurat janë kryer dhe për ta çështja e urës llogaritet si e përfunduar ndonëse jo edhe për palën serbe.

Ai ka thënë se njëra ndër dy hartat zyrtare të Kosovës dhe njëherësh ajo e cila merret për bazë nga pala serbe i jep Suhodollin veriut përderisa Zhbogar theksoi se sipas tyre ajo pjesë i takon jugut.

“Ju keni dy harta zyrtare në Kosovë, njëra që i jep Suhodollin jugut dhe tjetra që i jep Suhodollin veriut. Bazuar në atë, u mbajtën zgjedhjet dhe kjo është prej ku erdhi i gjithë ngatërrimi. Kështu që, ne tani kemi qartësuar që padyshim Suhodolli është pjesë e jugut të Mitrovicës dhe ne ua kemi thënë këtë dy kryetarëve, kështu që për ne kjo çështje është e mbyllur, dua të them, ne nuk diskutojmë më për kufirin”, ka thënë Leja e punës e cila do të mundësonte fillimin e punimeve për lirimin e urës është marrë nga pala kosovare mirëpo mungon nga pala tjetër për çka Zhbogar theksoi se ata vazhdojnë të insistojnë që ta marrin atë.

“Ne duam të shkojmë përpara me renovimin e urës, kompania është zgjedhur dhe po pret që të fillojë punën, por për të filluar punë duhet leje, leje e punës dhe natyrisht na duhet nga të dyja anët e Mitrovicës. Ne e kemi atë nga jugu i Mitrovicës, mirëpo nuk e kemi nga atë nga veriu ende. Ne vazhdojmë të angazhohemi që të marrim lejen, kështu që mund të fillojmë punën në pajtim me të gjithë”, ka thënë ai.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=4wNWWdtXiuY&w=100&h=315]

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img