17,11,2025

Gulen kërkon që SHBA mos ta ekstradojë në Turqi

Must Read

Kleriku turk, Fethullah Gulen, ka kërkuar nga SHBA-ja që të refuzojë çdo kërkesë të Turqisë për ekstradimin e tij.

Kryetari i Turqisë, Tayyip Erdogan, ka kërkuar ekstradimin e Gulenit, për të cilin thotë se është organizatori kryesor i tentimit për grusht shtet në Turqi të premten e shkuar.

“Kërkoj nga Qeveria amerikane që të refuzojë çdo përpjekje për të abuzuar me procesin e ekstradimit për hakmarrje politike”, thuhet në një njoftim të Gulenit, raporton Reuters.

Orë më parë SHBA bëri të ditur se akoma nuk ka marrë kërkesën për ekstradimin e Gulenit, ndërsa gjatë ditës u njoftua se presidenti Barack Obama ka kërkuar nga Erdogani të përmbahet në veprimet pas tentimit të dështuar për grusht shtet.

Pas tentimit për grusht shtet, në Turqi janë arrestuar mijëra persona.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img