28,03,2024

Kryetari Svarqa, uron besimtarët mysliman me rastin e fetës së Fitër Bajramit

Must Read

Të nderuar besimtarë myslimanë, të dashur ferizajas, zonja dhe zotërinj!

Dëshiroj t’jua uroj festën e Fitër Bajramit, me ndjenjën e nderimit e të dashamirësisë, për sakrificën që keni bërë gjatë muajit të Ramazanit.

Uroj që gjatë agjërimit, të jetë shtuar devotshmëria në besimin tuaj, fisnikëria, humanizmi dhe solidariteti me të tjerët; të jetë shtuar qetësia juaj shpirtërore, mirëkuptimi dhe gatishmëria për t’u ndihmuar atyre që kanë nevojë.

Uroj që në ndërgjegjen tuaj të kenë mbisunduar ndjenja dhe qasje pozitive ndaj njerëzve dhe zhvillimeve që na rrethojnë. Sepse, ata që vetëdijshëm i qëndrojnë urisë dhe etjes, për një qëllim më të lartë, janë më të stërvitur në durim dhe më të prirur për vepra të mira.

Prandaj, duke e konsideruar këtë Ramazan si një sfidë fisnikërimi, të tejkaluar me sukses nga të gjithë ju që keni agjëruar, kam kënaqësinë t’ju përgëzoj dhe t’ju ftoj që së bashku të punojmë për të mirën tonë, të fëmijëve tanë, të fqinjve, bashkëvendësve, bashkëkombësve tanë dhe për të mirën e të gjithë neve.

Qofshi të gëzuar ju dhe familjet tuaja rreth tryezës së Fitër Bajramit!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img