27,04,2024

Vrasja në Qipro, Aleks Burreli vrau bashkatdhetarin e tij

Must Read
Aleks Burreli

Nga ekspertiza ka rezultuar se kundër biznesmenit qipriot, Fotis Kalopsidhiotis dhe personave që e shoqëronin janë përdorur dy armë, një pistoletë dhe një kallashnikov. Pistoletën e ka përdorur atentatori Jani Vogli,  cili mbeti edhe vetë i vrarë.

Që në fillim ishte dyshuar se Vogli mund të jetë vrarë nga Aleks Burreli. Por ky dyshim tashmë është shndërruar në fakt, pas ekspertiza ka rezultuar me shenja të qarta se ai është qëlluar nga bashkatdhetari i tij, pra Burreli.

Sipas mediave, policia mendon se ka shumë gjasë që përveç dy shqiptarëve në atentatin kundër biznesmenit të ketë marrë pjesë edhe një person i tretë.

Tre qipriotë dhe truproja serb i biznesmenit janë arrestuar deri më tani, si të dyshuar për pjesëmarrje në vrasje.

Por ata ende nuk po bashkëpunojnë me hetuesit. Në atentatin e 23 qershorit u ekzekutua biznesmeni Fotis Kalopsidhiotis dhe një çift policësh me të cilët po darkonte, si dhe një prej atentatorëve, shtetasi Jani Vogli, i moshës 41 vjeç. /Klan/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img