27,04,2024

Kryetari Svarqa takohet me veteranin e UÇK-së Niels Henrik Hooge

Must Read

Numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa ka zhvilluar një takim tejet të rëndësishëm me veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Niels Henrik Hooge. Takimi i Svarqës me Hooge vjen pas Samitit të Diasporës në Tiranë, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga 40 shtete të botës dhe takimit të Hooges me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë Edi Rama.

Këto ditë, Niels Henrik Hooge, po qëndron në Ferizaj, ku u kthye pas 16 vitesh. Gjatë takimit kryetari Svarqa dhe Hooge kanë shkëmbyer ide edhe të bashkëpunimit.

Në takim mori pjesë edhe veprimtari Ibrahim Xhemajli nga Ferizaj, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Danimarkë.

Vlen të theksohet se kohë më parë në Danimarkë u botua dhe u promovua libri “Kosova” që për autor ka pikërisht Niels Henrik Hooge, ish ushtarin e UÇK-së i cili duke qenë shpirt liridashës, me shpërthimin e luftës në Kosovë, nuk ndenji duarkryq por iu bashkëngjit radhëve të UÇK-së.

Mesazhi kryesor i librit është se ia vlen mbështetja e lëvizjeve çlirimtare dhe lufta për të drejtat e njeriut kudo në botë .Romani përfundon me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe njohjen e saj nga shumë shtetet kryesore të botes.

15193529_1335519709816182_4195356751467705225_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img