Të martën numri një i qytetit të Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka pritur në një takim humanistin italian, Don Sandro Shaboleta, i cili është edhe Qytetar Nderi i Komunës së Ferizajt.
Në takimin që zhvilloi kryetari Svarqa, ishte i pranishëm edhe drejtori gjeneral i Caritas Kosovës, Don Viktor Sopi, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dr. Burim Karameta si dhe mysafirë të tjerë.
Temë diskutimi e këtij takimi ishte vazhdimi i bashkëpunimit që ka Komuna e Ferizajt me humanistin italian si dhe gjetja e modaliteteve të reja për shkëmbimin e studenteve nga Ferizaj për t’i kryer studimet e tyre në Itali.
Po ashtu u bisedua edhe për gjetjen e mundësive në mënyrë që të ndihmohen banorët e fshatit Dubrave të Komunës së Ferizajt.