20,04,2024

Kryetari Aliu, mbajti takim lamtumirës me ekipet e LMT-së

Must Read

Numri një i qytetit të Ferizajt, Agim Aliu, këtë të martë ka zhvilluar një takim lamtumirës me përfaqësuesit e LMT-së, togeren Allyson McClain dhe rreshterin Isaiah Valdez të cilët për një kohë punuan në rajonin e Ferizajt, ndërkaq tashmë kanë përfunduar mandatin e tyre.

Me këtë rast Kryetari Aliu, këta të fundit i ka njoftuar lidhur me zhvillimet e fundit, ndërsa theks të veçantë i ka kushtuar situatës së sigurisë në qytetin e Ferizajt i cili është njëri ndër qytetet më te qeta në gjithë Republikën e Kosovës. Ai ka falënderuar grupin për punën e bërë dhe takimet e shumta me qytetarët si dhe projektet te dobishme që janë realizuar.

Nga ana tjetër togerja Allyson McClain bashkë me ushtarët e tjerë shfaqën kënaqësinë që kanë qenë kaq të mirëpritur, kudo që kanë punuar dhe thanë se po largohen nga këtu me kujtimet më të mira.

Në këtë takim morën pjesë edhe ekipa tjetër e LMT-së e cila do të qëndrojë për një kohë në Kosovë në krye me rreshterin Joe Brown dhe rreshteri Mario Wright. Premtuan se bashkëpunimin do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Në takimin e sotëm lamtumirës u shkëmbyen edhe dhurata në mes përfaqësuesve të LMT-së dhe kreut të Komunës së Ferizajt Agim Aliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img