02,12,2024

Për mungesë kuorumi, dështon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit e ftuar nga opozita

Must Read

Ferizaj.13.11.2018. Paraditen e sotme, me kërkesën e këshilltarëve komunal nga radhët e opozitës ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës, e ftuar për të diskutuar lidhur me projektin “Bashkimi i Qytetit”. Ky projekt që ka kaluar të gjitha filtrat institucional dhe është i garantuar edhe me kodin buxhetor përkatës nuk mundi të diskutohet për shkak të mungesës së kuorumit për të mbajtur këtë seancë, rrjedhimisht Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi me të konstatuar mungesën e kuorumit e deklaroi të mbyllur këtë seancë.

Përkitazi me këtë, ekzekutivi komunal përmes Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu ka dhënë qëndrimin e institucionit në lidhje me këtë seancë të jashtëzakonshme, e para për këtë vit, e ftuar nga këshilltarët komunal nga opozita.

Deklaratën e plotë të konferencës për media të drejtorit të Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu e gjeni në videon e bashkëngjitur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img