05,07,2025

Kryeministri përballë opozitës, një vit pasi u gjuajt me vezë

Must Read

Opozita kësaj here duket se ka shpallur “armëpushim”. Partitë në pushtet, ndërkaq presin debat konstruktiv, por nuk e dinë nëse do t’i mbështesin propozimet e “Vetëvendosjes”

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të dalë për herë të parë para deputetëve për të raportuar me kërkesë të opozitës.

Kësaj radhe kreu i ekzekutivit është thirrur në dy interpelanca nga Lëvizja “Vetëvendosje”, për të raportuar rreth marrëveshjes për kodin telefonik dhe gjendjes politike në pjesën Veriore të Kosovës, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Por, nuk dihet nëse kësaj radhe kryeministri do të lejohet të raportojë deri në fund për këto dy tema për të cilat ka kërkuar opozita.

Kjo, pasi edhe vitin e kaluar kreu i Qeverisë, Isa Mustafa, ishte thirrur për të raportuar rreth Marrëveshjes për Asociacionin, por me të nisur fjalimin, Mustafa ishte gjuajtur me vezë, nga ku edhe kishte nisur pastaj gjuajtja e gazit lotsjellës, protestat e kundërshtimet e ashpra kundër kësaj Marrëveshjeje.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img