30,04,2024

S’ka disponim për takimin pozitë-opozitë

Must Read
Liderët opozitarë, Arkiv

Propozimi i kryeministrit Isa Mustafa për të diskutuar me opozitën rreth Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, ka mundësi të dështojë ende pa filluar, pasi liderët opozitarë mbeten të ndarë nëse do t’i përgjigjen apo jo thirrjes eventuale të liderit të ekzekutivit.

Ndonëse është paraparë që takimi të mbahet në fillim të tetorit, deri më tani kryeministri Mustafa nuk ka ecur asnjë hap drejt takimit të përbashkët, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Derisa AAK-ja e “Nisma” mbeten në mëdyshje nëse do t’i përgjigjen apo jo ftesës eventuale të kryeministrit, Lëvizja “Vetëvendosje” vlerëson se takimi nuk ka fare rëndësi, nëse paraprakisht nuk shqyrtohen 5 pikat e prezantuara nga ky subjekt, lidhur me po këtë marrëveshje.

Mirëpo, përfaqësues të Qeverisë së Kosovës thonë se ekzekutivi nuk pranon kushte sa i përket kësaj çështjeje. Sipas tyre, opozita duhet të marrë pjesë në takim, duke mos vënë as edhe një kusht të vetëm.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img