19,04,2024

Kriza politike në Kosovë

Must Read

Dr.sc Sedat Ismajli

Është bërë praktikë në Republikën e Kosovës që të ketë vonesa në formimin e Qeveris e që kjo po ndodhë edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit 2019.

Edhe pse ka pasur pritje të mëdha se Qeveria do të formohet shpejt, nga dy partitë fituese të zgjedhjeve kjo nuk ndodhi. Bisedimet në mes të dy partive fituese të zgjedhjeve nuk patën suksese, mirëpo bisedimet u vështirësuan edhe më shumë pas zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit ku pak ka shpresë në arritjen e marrëveshjes. Mundë të ketë shumë arsye pse dështuan bisedimet mirëpo, jemi ku jemi dhe, Republikës së Kosovës i duhet një zgjidhje që mos të bllokohen zhvillimet në vend.

Në këso situata na duhet të kërkojmë zgjidhje të situatës e jo ta kërkojmë fajtorin.

Tash që ti shmangim zgjedhjet apo që mos ta dërgojmë vendin në zgjedhje, unë mendoj se kemi dy zgjidhje.

1.Që të vazhdojnë bisedimet LDK-VV dhe pas marrëveshjes të mbetet që Kryetari i Kuvendit të japë dorëheqje që kjo pozitë ti kthehet prapë LDK-së pasi që gjatë bisedimeve kjo pozitë në marrëveshje ka qenë e LDK-së

2.Të fillojnë bisedimet në mes subjekteve politike dhe të shkohet në Qeveri Teknike të përfundohen disa procese dhe pastaj të shkohet në zgjedhje.

Nuk është në interes të vendit të humbim shumë kohë.


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img