03,05,2024

Reagon Drejtori i Infrastrukturës Bytyqi; Ato që pyetët e nuk deshët ti dëgjoni përgjigjet

Must Read

Në mbledhjen  e Kuvendit Komunal sot pati shumë pyetje dhe reagime në lidhje me punën e Qeverisë Aliu. Temë e cila mori kohë të gjatë ishte shëndetësia dhe rasti i mjekut kujdestar në QKMF-së.  Pati edhe pyetje dhe akuza në drejtim të Drejtorisë  së Infrastrukturës por  që  Drejtorit të  kësaj Drejtoria nuk I’u dha rasti të paraqes punën  dhe projektet  e kësaj qeverie. Për këtë ka reaguar drejtori i Infrastrukturës  Arbër Bytyqi.

Në reagimin e tij Bytyqi thotë se në këtë seancë nga opozita u thanë shumë të pavërteta  dhe akuza nga asamblisti Muharrem Svarqa, ish kryetari i Ferizajt.

Ky është reagimi i plotë i Drejtorit të Infrastrukturës, Arbër Bytyqi

Reagim:

Meqë kryesuesja e Kuvendit Komunal nën presionin e paskrupullt të shkatërruesit të qytetit z. Sfarqa dhe degraduesit të debatit në Kuvendin Komunal deri në ofendim z. Karameta, nuk më dha fjalën në Kuvendin Komunal të Ferizajt, për t’ju përgjigjur pyetjeve të asambleistëve që kishin të bëjnë me infrastrukturën, për hir të informimit të opinionit publik po jap sqarimet me anë të këtij shkrimi në lidhje me shpifjet që u ngritën në Kuvend nga z.Sfarqa.

  1. U ngrit nga z.Sfarqa se gjoja përmbaruesit kanë përfituar 1.600.000 euro nga kontrata të cilat janë nënshkruar nga ne, kjo është një e pavërtetë e madhe, pasi që asnjë përmbarim nuk është ekzekutuar për kontratat të cilat janë lidhur nga ne dhe shuma e dëmit që ju ka shkaktuar Komunës së Ferizajt nga keqqeverisja e kaluar fatmirësisht nuk është ajo që e përmend z.Sfarqa, por shumë më e vogël, e gjitha kjo falë angazhimit dhe menaxhimit të duhur nga ana jonë.
  2. Çështja tjetër që u ngrit ka të bëjë me investimet kapitale. E them me përgjegjësi të plotë që nuk kishte asnjë qeverisje (vështirë do të ketë edhe në të ardhmen) me kaq investime kapitale sa në këtë mandat(rreth 100 mil euro).
  3. Vazhdimisht e kishin gojën plotë me fjalën për ruajtjen e vazhdimësisë së projekteve, dhe nuk ishin në gjendje të vazhdonin asnjë projekt të vetëm nga qeverisja paraprake, madje as edhe një projekt të vogël siç ka qenë kanalizimi në rrugën “Mulla Idriz Gjilani”, dhe i maltretuan për katër vite qytetarët e asaj zone.
  4. Shkëputja e kontratave një çështje tjetër që u ngrit në Kuvend, z.Sfarqa e di mirë që për çdo shkëputje të kontratës, pasojat i bartë Komuna e Ferizajt, dhe ne nuk kemi dashur ta fusim në obligime shtesë Komunën e Ferizajt, me përjashtim të shkëputjes së kontratave që i kemi bërë për cilësinë e dobët të punëve në teren dhe operatorëve që nuk kanë pas mjete elementare për kryerjen e punëve, e z. Sfarqa ju ka dhënë kontrata të punës në Komunën e Ferizajt, pra edhe kjo është një e pavërtetë e madhe e ngritur nga njeriu që nuk la të keqe pa i bërë Ferizajt, dhe për këtë e ndëshkoi qytetari i Ferizajt në një palë zgjedhje, e madje edhe vetë elektorati i LDK-së në zgjedhjet parlamentare, dhe pa pikë turpi mundohet të manipulojë qytetarët.

#vazhdojmëmesuksese!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img