20,04,2024

Kriza në Maqedoni, fatmirësi për shqiptarët nëse do të dinë ta shfrytëzojnë

Must Read

bashkim-selmani-250416

Tensionet e viteve të fundit në Maqedoni kanë krijuar krizë politike në këtë shtet. Kjo krizë e thellë që po zhvillohet në mes maqedonasve po shihet si mundësi e mirë e përfitimit të shqiptarëve të atjeshëm nëse partitë politike shqiptare do të dinin ta shfrytëzonin.

Kështu e thotë njohësi i çështjeve juridike-politike nga Shkupi, profesorë i së drejtës publike, Bashkim Selmani, i cili thotë se Maqedonia do të shpërbëhet por nuk do të zhbëhet.

Në një intervistë për KosovaPress, Selmani ka thënë se gjendja në Maqedoni është jashtëzakonisht kritike, ku në këtë situatë e cila po zhvillohet mes maqedonasve, shqiptarët gjithmonë janë shfrytëzuar nga shërbimet sekrete maqedonase duke i lënë humbës në fund të të gjitha zhvillimeve. Ai thotë se paralajmërimet e shqiptarëve për bashkëngjitje në protesta, nuk janë të arsyeshme dhe nuk duhet të bëhen, ngase janë vetë këto parti maqedonase që u kanë bërë dëme shqiptarëve në vazhdimësi.

Njohësi i çështjeve juridike-politike, nga Maqedonia, Bashkim Selmani, tha se që nga Pavarësia e Maqedonisë e deri më sot shqiptarët nuk kanë arritur që të fitojnë përbërjen gjeografike e cila është një meritë dhe e drejtë e garantuar me konventën ndërkombëtare.

Selmani: Shqiptarët në Maqedoni asnjëherë nuk morën atë që e merituan.

“Nga Pavarësia e Maqedonisë e deri më sot, shqiptarët nuk arritën dhe nuk dëshmuan atë që e meritojnë. Pra jo atë që e meritojnë në aspektin fizik por nga përbërja gjeografike, për nga e drejta reale e tyre dhe për nga garantimi i konventave ndërkombëtare që i rregullojnë çështjen dhe pozitën e qytetarëve, në këtë rast edhe të neve si shtet formues që jemi në Republikën e Maqedonisë. E para ka të bëjë me këndvështrimin politik se si deri më sot shqiptarët në Maqedoni nga pasojat e mospasjes së një strategjie afatgjate se si t’i shfrytëzojnë këto situata të krizës. Por jo, maqedonasit gjithmonë kur kanë pas krizë politike, ekonomike, shtetërore, gjithmonë shqiptarët kanë qenë në shërbim të tyre dhe kjo është fatkeqësia e madhe që ne po i analizojmë këto situata, kërkojmë shkaqet dhe arsyeje pse gjithmonë ne shqiptarët jemi në shërbim”, ka thënë Selmani.

Në krizat, përleshjet, larjet e hesapeve dhe protestat që në Maqedoni po bëhen mes partive politike maqedonase, nuk duhet të marrin pjesë shqiptarët. Kështu e mendon Selmani, i cili thotë se nga përvojat e protestave të mëhershme, tregohet se shërbimet sekrete sllave dhe ato maqedonase kanë keqpërdorur flamurin shqiptar duke e bashkangjitur me flamurin maqedonas.

Selmani: Shërbimet sekrete sllave e maqedonase kanë keqpërdorur shqiptarët

“Përvojat tregojnë deri tash se shërbimet sekrete i kanë keqpërdorur shqiptarët. Shqiptarët duhet të dalin në mënyrë të pavarur, me një strategji të pavarur, dhe jo me një paaftësi politike që deri më tani kanë treguar partitë politike shqiptare. Dhe e para, ne e themi në aspektin juridik, ka të bëjë me gjendjen faktike dhe me gjendjen juridike. Shqiptarët në Maqedoni janë të paregjistruar dhe kështu kur është formuluar Republika e Maqedonisë është bërë me numra të falsifikuar që gjoja maqedonasit janë numër më të madh dhe ata e kanë bërë shtetin, ku në atë kohë ishte LSDM-ja si parti në pushtet dhe sot është opozitare dhe i dinë numrat saktë se sa jemi në përqindje ne shqiptarët dhe maqedonasit”, është shprehur Selmani.

Megjithatë, sipas Selmanit, kjo krizë politike e cila po ndodh mes maqedonasve është fatmirësi për shqiptarët nëse do të dinin që ta shfrytëzonin në mënyrën e tyre të pavarur.

Selmani: Grindja mes maqedonasve, fatmirësi për shqiptarët

“Kjo grindje që po ndodh mes maqedonasve është fatmirësi për ne shqiptarët të cilët duhet të dalim në një situatë që ta shfrytëzojmë dhe që të veprojmë në mënyrë të pavarur. Por realisht kjo nuk po bëhet, dhe pjesa tjetër, unë nuk e kuptoj faktorin politik shqiptarë që gjithmonë dilnin me fjalët se duhet të na garantohen më shumë të drejta edhe pas luftë, po shiheni dhe vetë deri më tash. Po flas nga Pavarësia e Maqedonisë deri më sot për shkaqet se pse ka ardhur deri te kjo krizë dhe këtë krizë e kanë ndihmuar dhe e kanë krijuar vetë faktori politik maqedonas me shërbëtorët e tyre apo keqbërësit shqiptar, pa marrë parasysh a janë pozitë apo opozitë”, tha Selamani.

Veç tjerash ai tha se partitë politike shqiptare nuk kanë një strategji të përbashkët dhe se këto parti po tregohen se janë të mbyllura në vete. Mos ndryshimi dhe mos efikasiteti i sjelljeve të kuadrove të reja për imazhin e shqiptarëve, sipas Selmanit, kanë bërë që të krijohen disa parti tjera politike, e të cilat parti janë të dyshimta në atë se kush i udhëheq në të vërtet dhe se kush i ka krijuar ato.

Ai tha se injoranca dhe paaftësia politike e shqiptarëve dhe mos futja e njerëzve të profesionit në vendet e tyre ka bërë që shqiptarët të përballen me një situatë të palakueshme, që si rezultat po sjell largimin tyre nga vendi për shkak të varfërisë që i ka kapluar.

Që nga pavarësia e Maqedonisë e deri më sot, pa marr parasysh në cilën kohë dhe në çfarë rrethanash, shërbimet sekretet maqedonase po i keqpërdorin partitë politike, pasi që shërbyesit e tyre po i gjejnë si në pozitë ashtu edhe në opozitë.

Selmani: Shërbimet sekrete maqedonase gjejnë shërbyesit e tyre në pozitë dhe opozitë

“Nga Pavarësia e Maqedonisë e deri më sot pa marr parasysh në cilat protesta dhe në të cilat rrethana, shërbimet sekrete maqedonase i keqpërdorin paritë politike, sepse në kuadër të partive politik e gjejnë shërbyesit e tyre, qoftë në pozitë apo opozitë. Edhe kjo që po ndodh për momentin, pikërisht është dhe vjen nga LSDM-ja e vjetër e cila shqiptarët i quante si pakicë apo minoritet dhe pikërisht ishte ajo që vodhi numrat e shqiptarëve që të krijojë shtetin maqedonas në kurriz të qytetarëve shqiptar dhe po e njëjta tani po i keqpërdor shqiptarët. Edhe në të ardhmen do të keqpërdoren, shqiptarët duhet të jenë shumë vëmendshëm kësaj radhe, duhet të kërkojnë ose duhet të shfrytëzojnë këtë situatë krize”, thotë ai.

Për shfrytëzimin e krizës, Selmani tha se shqiptarët duhet t’i paraqesin kresat e tyre, duke filluar nga regjistrimi i popullatës shqiptare.
Njohësi i çështjeve juridike dhe politike, nga Shkupi, profesor Bashkim Selmani, thotë se kërkesë tjetër e shqiptarëve duhet të jetë që të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit. /kpress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img