25,04,2024

KPF në Ferizaj mbanë mbledhje të jashtëzakonshme për rishikimin e buxhetit për vitin 2016

Must Read

Në Ferizaj është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e komitetit për politike dhe financa, ku u diskutua lidhur me rishikimin e buxhetit për vitin 2016.

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ftoi sot anëtarët e komitetit për politike e financa për një mbledhje të jashtëzakonshme për të përgatitur pikën e rishikimit të buxhetit po ashtu për një mbledhje të jashtëzakonshme të paralajmëruar për ditën e mërkurë. Fillimisht drejtoresha për Financa dhe Buxhet Lirije Syla tregoi se afatet për miratimin e rishikimit të buxhetit janë caktuar nga niveli qendror, ndërsa potencoi se lëvizjet financiare që do të bëhen janë në dobi të një stabiliteti financiar i cili do të jetë prezent edhe në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Por anëtarë të këtij komiteti nga opozita si dhe Izet Rushiti nga AAK thanë se kanë paqartësi në projektet e prezantuara. Ata kërkuan arsyeshmëri pse një projekt është hequr dhe pse ndonjë tjetër është shtuar për t’u realizuar.

Ndërkaq këshilltarët nga LDK megjithë kërkesat për projekte shtesë e përkrahën këtë projekt propozim për votim në mbledhjen e jashtëzakonshme të kuvendit.

Kurse drejtori për Infrastrukturë në komunën e Ferizajt Gafurr Ilazi sqaroi se projektet që janë hequr nga lista e buxhetit të komunës do të financohen nga Ministria e Infrastrukturës, prandaj mjetet e lira do të shfrytëzohen për projekte të reja.

Anëtarët e komitetit për Politikë e Financa veç projekteve të prezantuara nga qeveria komunale propozuan edhe projekte të reja të cilat duhet të jenë pjesë të këtij rishikimi. U shtrua nevoja që të bëhet një projekt i ri për subvencionimin e shoqatave të luftës me një shumë prej 18 mijë eurosh në vit, pastaj për investime të reja në stadiumin e qytetit dhe projekte të tjera.

Në fund të mbledhjes u tha se me këto propozime do të jetë si pikë e vetme rishikimi i buxhetit në mbledhjen e së mërkurës, por që anëtarët e opozitës votuan kundër propozimit për rishikim të buxhetit. Mirëpo me 5 vota të tjera për u vendos që pas dy ditësh të diskutohet kjo pikë në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img