22,02,2024

Nesër pastrohet Kosova

Must Read

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” ka njoftuar se ka bërë gati të gjitha përgatitjet për aksionin e madh që organizohet nesër në 30 komuna të Kosovës,

Hapja zyrtare e këtij aksioni do të bëhet në komunën e Prishtinës, duke filluar prej orës 10:00, tek shtëpia e shëndetit në lagjen Kalabria.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Iniciativës “Ta Pastrojmë Kosovën”,  secila komunë do bëjë hapjen zyrtare në të njëjtën kohë, duke filluar prej orës 10:00.

Kjo organizatë i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëhen pjesë e këtij aktiviteti.

Për nesër kjo iniciativë bashkë me koordinatorët e saj do të largojë 150 deponi ilegale me ç`rast iniciativës do t’i bashkohen zyrtarë komunalë, pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërmarrjet regjionale të pastrimit të mbeturinave, kompani të ndryshme private, përfaqësues dhe vullnetarë të organizatave të ndryshme që operojnë nëpër komuna, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.

Poashtu  raportohet se aksionit të nesërm do t’i përgjigjen mbi 50 mijë vullnetarë, transmeton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img