26,04,2024

Kosova i dërgon notë proteste Malit të Zi për flamurin e djegur

Must Read

Petrit-Selimi-780x439

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka njoftuar se Kosova i ka dërguar notë proteste Malit të Zi pas djegies së flamurit të Kosovës para objektit të ambasadës së Kosovës në Podgoricë.

“Kemi dërguar një notë proteste Republikës së Malit të Zi. Ministria e Punëve të Jashtme e këtij shteti është përgjigjur menjëherë duke premtuar se do t’i gjejë dhe arreston vandalët”, ka thënë Selimi.

“Fatkeqësisht edhe sot e kësaj dite kemi forca të errëta ekstremiste që dëshirojnë t’i shkatërrojnë marrëdhëniet midis fqinjëve”.

Selimi tha se raste të tilla të izoluara nuk do të ndikojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve.

“Ne presim që Mali i Zi të zbulojë akterët dhe t’i dënojë rëndë, por jemi të dedikuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe partneritetit ndaj këtij shtetit të ardhshëm të NATO-s,” ka thënë ai për Insajderin.

Persona të panjohur ia kanë flakën flamurit të Kosovës si dhe atij të Shqipërisë para objekteve të ambasadave të të dyja vendeve në Podgoricë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img