23,04,2024

Kontrolli kufitar Kosovë-Shqipëri – me procedurë të përbashkët

Must Read

Sot në pikën e kalimit të kufirit në Vërmicë, nga dy drejtorët e përgjithshëm të policisë, atij të Kosovës, Shpend Maxhuni, dhe të Shqipërisë, Haki Çako, u nënshkruan Procedurat e përbashkëta të kontrollit kufitar, në PKK Vërmicë-Morinë, në territoret respektive.

Këto procedura janë bërë me qëllim që të thjeshtësojnë dhe të shpejtojnë kalimin e kufirit duke zbatuar kontrollin e plotë kufitar hyrje-dalje nga secila palë, duke vendosur kabinat e përbashkëta, në dalje për palën e Kosovës në PKK Morinë, dhe për palën e Shqipërisë në Vërmicë.

Gjatë kalimit të kufirit do të zbatohet parimi i kontrollit kufitar në ndalje, dy kontrolle. Kjo procedurë, pra lehtëson dhe shpejton kalimin e kufirit, por në të njëjtën kohë garanton siguri në kontrollin kufitar dhe zbaton standardet e kontrollit kufitar.

policia

policia1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img