29,04,2025

Kosovës sivjet i shtohen 15.487 studentë të rinj

Must Read

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka aprovuar sot numrin e studentëve të rinj, të cilët do të pranohen në programet e akredituara të nivelit bachelor në universitetet publike të Kosovës.

Numri i studentëve që do të pranohen në shtatë universitetet publike të vendit për vitin akademik 2016/2017 është 15.487, ndërsa shtesë e këtij numri do të jetë edhe kuota prej 12 për qind për studentët e komuniteteve jo-shumicë dhe në disa universitete do të ketë edhe kuota për kandidatët e viseve tjera shqiptare (Shqipëri, Luginë e Preshevës, Maqedoni, Mal i Zi), si dhe për familjarë të ngushtë të dëshmorëve të Kosovës, transmeton Koha.net.

MAShT njofton të gjithë kandidatët e interesuar për studime në universitetet publike se prej nesër do të fillojnë të hapen konkurset për pranim në universitetet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për lëndim të rëndë trupor në Ferizaj

Më 27.04.2025, rreth orës 15:10, në rrugën "Gjon Sereqi" në Ferizaj, ka ndodhur një rast i lëndimit të rëndë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img