26,04,2024

Konkursi për drejtor spitali anulohet pa asnjë sqarim

Must Read

Pa asnjë sqarim paraprak,konkursi për drejtor të spitalit rajonal të Ferizajt është anuluar, kur 6 kandidatë është dashur t`i nënshtrohen intervistimit, shkruan sot Koha Ditore.

Burime të gazetës brenda procesit thonë se kjo situatë është krijuar shkaku i inteferimit në proces të kreut të Kaçanikut, Besim Ilazi, njëherësh anëtar i Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

“Në këtë konkurs kanë qenë 5 konkurrentë, ndërkaq në rrethin e ngushtë të garës kanë hyrë vetëm 3 kandidat, mirëpo 2 prej këtyre nuk i kanë plotësuar kriteret kështu që unë kam qenë insistues që ky proces mos të vazhdojë, kështu që do të shpallet sërish në të ardhmen”, ka thënë Ilazi. Sipas tij, ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij spitali, Bejtush Jaha, i cili është nga Komuna e Kaçanikut ka qenë i vetmi që i ka plotësuar kriteret.

Por, burimet e gazetës thonë se të dytë janë shokë. “Me ushtruesin aktual të detyrës së drejtorit në këtë Spital nuk kemi lidhje familjare, mirëpo kam lobuar për atë vetëm se ka qenë i vetmi i cili i ka plotësuar të gjitha kriteret duke u nisur nga kualifikimi, gjithashtu prej më shumë se 10 vjet ka punuar si mjek në këtë Spital, pastaj tash e 10 muaj është ushtrues detyre./Koha Ditore

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img