26,04,2024

Konfiskohen armë në Jezerc të Ferizajt

Must Read

Ferizaj- 24.05.2016. Policia  e Ferizajt ka bërë të ditur  se, pas pranimit të informatave nga terreni se personi  R.M.(m/sh/k 62 vjeç) nga fshati Jezerc posedon armë pa leje,hetuesit policor nga stacioni policor Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore dhe pas konsultimit me prokurorin e Shtetit, kanë kryer bastisjen e shtëpisë dhe objekteve përcjellëse, ku pas kontrollit janë  gjetur dhe të njëjtat janë konfiskuar:

– 1 armë automatike AK-47  e kalibrit 7,62 mm

– 2 karikatorë

– 29 fishekë të kalibrit 7,62 mm

-1 revole me karikator

– 23 fishek të kalibrit  9 mm

-si dhe një armë gjuetie dy tytëshe për të cilën i dyshuari posedonte leje  valide,por e njëjta për shkaqe sigurie është konfiskuar përkohësisht.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet, kurse lënda  procedohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img