26,04,2024

Komunat kërkojnë që të shkurtohet faza e dytë e rihapjes së vendit

Must Read

Asocacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar që të shkurtohet faza e dytë e masave ndaj koronavirusit. Ata kërkuan këtë duke thënë se po bazohen në trendet pozitive të ditëve të fundit.

“Duke marrë si shkas kalimin nga faza e para në të dytën dhe trendet pozitive që janë duke u zhvilluar dhe hapat pozitivë që janë duke u ndërmarrë në parandalimin e përhapjes së COVID 19, Kryetarët e Komunave vlerësojnë se ekziston mundësia dhe parakushtet që të shikohet mundësia e shkurtimit të fazës së dytë të masave”, thuhet në kërkesën e tyre.

“Kryetarët kërkojnë që masat të rishikohen vetëm në përputhje me situatën, e cila situatë është duke u vlerësuar si pozitive për rishikimin e masave të fazës së dytë që është duke u larguar nga rreziku i shëndetit publik. Në këtë drejtim, duke u nisur edhe nga parimi edhe situata aktuale ekonomike, me tendenca që të kemi rënie të theksuar ekonomike, vlerësojmë se do të duhej që faza e dytë të rishikohet dhe që të shkurtohet. Humbjet ekonomike tashmë mund të jenë shumë të mëdha”.

“Në anën tjetër, buxhetet komunale përbëhen nga grantet qeveritare, investimet kapitale qendrore dhe të hyrat vetanake. Të hyrat kryesore vetanake të komunave përbëhen nga: tatimi në pronë, lejet e ndërtimit dhe taksat komunale. Këto të hyra kanë rënë ndjeshëm dhe nëse vazhdohet edhe më tutje me masa të fazës së dytë, së pari dëmtohen bizneset të cilat për një ditë që nuk punojnë kanë humbje financiare të konsiderueshme por edhe buxhetet komunale do të pësojnë nga mos-mundësia e operimit të bizneseve”.

“Së dyti, ne mendojmë që me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet ndaj komunave e të cilat obligime do e ngrisin inkasimin e të hyrave vetanake e të cilat mjete do të investohen në projekte të cilat do e përmirësojnë jetën e qytetarit”.

Kryetarët e komunave me këtë rast kërkojnë që të vlerësohet ideja e shkurtimit të fazës së dytë dhe kalimit në fazën e tretë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img